Shqiptarët kudo që janë!

Kultura

Shqiptarët kudo që janë!

Nga: Sami Arifi Më: 27 maj 2024 Në ora: 06:51
Sami Arifi

Baba i kombit qëndron për mëmëdhe,

nëna rrit bijtë veç për atdhe!

Ç'është mëmëdhe e atdhe?

Vendi më tepër se ku ke le!

 

Aty janë folet e shqiponjave tona!

aty është madhështia është edhe jehona!

Aty janë t'parët ku tokën lavruan,

aty janë etërit për çdo çmim paguan!

 

Mëmë dhe At ishin krijesa,

atdheun e tyre kurrë se lanë n'harresa!

Atdhe e mëmëdhe,

vendi ynë ku t'parët kanë le!

 

Shqiptarët kudo që janë,

shërim shpirtëror kanë baba dhe nënë...

Do i njohë dhe guri i thatë,

sepse aty kanë mëmë dhe at…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat