Kallëzim penal për një person nga Kumanova, organizon aheng familjar dhe përdor armë zjarri

Kumanova

Kallëzim penal për një person nga Kumanova, organizon aheng familjar dhe përdor armë zjarri

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, 25 vjeçari nga fshati Llopate të Kumanovës ka marrë kallëzim penal për shkak se ka organizuar aheng familjar dhe ka shkrepur me armë zjarri.

“Më 26.12.2020 në SPB Tetovë është denoncuar se 25-vjeçari V.B në shtëpinë e tij në fshatin Llopate, ka organizuar aheng dhe ka shkrepur me armë. Policët e SPB Kumanovë në koordinim me prokurorin kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes ku kanë hasur në 30 mysafirë dhe janë gjetur gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai do të akuzohet për dy vepra penale edhe atë “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë epidemi” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Nga policia thonë se pas dokumentit të rastit në Prokurori do të parashtrohet kallëzimi penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat