Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten

Kumanova

Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 22:20
Fotoilustrim

Një 48-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar djalin e tij të mitur, pasi paraprakisht kishte tentuar të sulmonte bashkëshorten e tij.

Njoftimi:

“Më 27.08.2026 në orën 00:15, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.N.(48) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë familjare në Kumanovë ka tentuar të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij 48-vjeçare, e më pas ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur”, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shton policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.N. do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat