Kumanovë, 118 gjoba për vozitje të shpejtë

Kumanova

Kumanovë, 118 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (4 qershor) në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 20:00 në rajonin e SPB Kumanovë, është kryer kontroll i intensifikuar i veprimit për të sanksionuar shoferët të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

Nga MPB informojnë se për gjashtë orë janë gjobitur 118 shofer, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat