Arrestohen policë dhe doganierë në aksionin policor në Kumanovë

Kumanova

Arrestohen policë dhe doganierë në aksionin policor në Kumanovë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Policët dhe doganierët janë arrestuar në aksionin e sotëm të MPB-së në “Lagjen e Trimave”, me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Informacionin për “Fokus” e ka konfirmuar prokurorja Vilma Ruskovska.

Derisa më shumë detaje nga Prokuroria do të njoftohen pak më vonë.

Ndryshe, nga MPB më herët konfirmuan se disa lokacione janë duke u bastisur për shkak të dyshimeve për trafik droge.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat