Ndërroi jetë ushtari shqiptar nga Kumanova

Kumanova

Ndërroi jetë ushtari shqiptar nga Kumanova

Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:41
Sabit Ajeti

Sabit Ajeti, ushtar profesionist në armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë dje në shtëpinë e tij në fshatin Vojinovic.

“Vdekja e tij ka ardhur nga infarkti.

Ndihma e shpejtë erdhi menjeherë, por nuk mundi të bëj asgje, pasi kaq e kishte pasur jetën”, deklaroi i mërzitur kusheriri i tij, Jahi Ajeti.

Sabit Ajeti ka lindur me 6 shkurt të vitit 1986. Për 15 vite ka shërbyer si ushtar profesionist në kazermën “Ilinden” në Shkup. Sabiti nuk ka qenë i martuar, ndërsa të dy prindërit i ka të gjallë.

Sabiti ka qenë një djal i urtë, i qetë dhe i dashur për të gjithë. I tillë shkoi në edhe në botën tjetër.

Varrimi i Sabit Ajetit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vojinovic pas namazit të Ikindisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat