Nga Sektori për Punë të brendshme në Kumanovë njoftojnë se është gjetur një imigrantë i vdekur pa shenja dhune në fshatit Reçicë të Kumanovës.
“Dje në ora 16:03 në SPB Kumanovë u lajmërua se në ujerat e pellgut të fshatit Reçiqë u gjend trupi i një personi imigrantë.
Mjeku nga urgjenca ka konstatuar vdekjen pa shenja të dhunës, ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi nga SPB Kumanovë”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik me urdhërim e të cilit trupi është dorëzuar në ndërmarrjen funerale.