Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person nga Kumanova. I njëjti në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar se ka kryer vjedhje në një shtëpi në Shkup.
“Më datë 19.02.2022 në ora 02:15, zyrtarët policorë të rajonit Qendrës dhe Bit Pazarit kanë arrestuar M.Z. (29) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në rrugën “Joakim Krçoski” në Shkup, ku ka marrë disa gjësende.
Me të në stacion është zhvilluar bisedë zyrtare ku ai ka pranuar veprën.
Gjësendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 236 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.