Disa fëmijë të mitur kanë sulmuar një moshatar të tyre në oborrin e një shkolle fillore në Kumanovë, njoftoi sot SPB Kumanovë.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna e fëmijës.
“Sot në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.S.(38) nga Kumanova ka denoncuar se në oborrin e shkollës fillore në Kumanovë djali i saj i mitur fizikisht është sulmuar nga një grup moshatarësh”, thuhet në kumtesën e SPB-së Kumanovë.
Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.