Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se një 54 vjeçar nga Kumanova humbi jetën duke u përpjekur për ta shuar zjarrin në shtëpinë e tij.
“Dje në SPB Kumanovë është denoncuar se në Kumanovë në “Stara Vodenica” ka shpërthyer një zjarr, afër shtëpisë ku ka jetuar D.L (54). Gjatë shuarjes së zjarrit ka marrë lëndime trupore dhe është gjetur i vdekur në vendngjarje”, thonë nga MPB.
Ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e 54 vjeçarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka dhënë urdhër për autopsinë e trupit.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.