Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka ngrënë iftar sonte në një familje shqiptare në një fshat të Kumanovës.
Pendarovski ka uruar qytetarët myslimanë për muajin e Shenjtë, derisa ka falënderuar shqiptarët për mikëpritjen.
Ai kaloi mbrëmjen në fshatin Kondovo në familjen Tanalari.
“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, në muajin e Ramazanit ju uroj një periudhë të qetë agjërimi, lutjeje dhe ditë të lumtura me më të dashurit tuaj”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Faleminderit familjes Tanalari në Kondovë për mikpritjen, që më lejuan të jem pjesë e darkës së tyre të Iftarit”, shtoi ai.