Për shkak të motit të ligë, disa fshatra të Kumanovës mbeten pa rrymë

Kumanova

Për shkak të motit të ligë, disa fshatra të Kumanovës mbeten pa rrymë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Disa fshatra të Kumanovës sot kanë mbetur pa rrymë për shkak të motit të ligë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK).

Nga QMK njoftojnë se ekipe të “Rrugëve të Maqedonisë” janë duke e pastruar aksin rrugor A2 që shpie në Kratovë dhe Probishtip.

Në Shkup, moti i ligë ka rrëzuar një dru të madh në rrugën “Shën Kliment Ohridski” por nuk ka shkaktuar ndonjë dëm.

Në rajonin e Kumanovës, nga institucionet njoftohet se ka pasur 52 litër shi për metër katror.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat