Tre ditë kërkime, asnjë gjurmë nga i riu kumanovar

Kumanova

Tre ditë kërkime, asnjë gjurmë nga i riu kumanovar

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:39
Ilustrim

Ekipet e më shumë institucioneve vazhdojnë edhe sot kërkimet në Lumin Vardar, të Erdan Ramadanit, të 22 vjeçarit nga Kumanova që u aksidentua në autostradën Tetovë-Shkup, në fshatin Zhelinë. Edhe gjatë ditës së sotme prej mëngjesit në vendngjarje janë familjarët të cilët shpresojnë se më në fund do të gjendet djali i tyre, qoftë i gjallë qoftë i vdekur. Naser Ramadani, babai i të riut që kërkohet, apelon që institucionet të jenë më angazhuar në gjetjen e djalit të tij. “Njëherë nuk kemi asnjë shpresë, inshalla Zoti ka thënë ta gjejmë ose gjallë, ose të vdekur, ta gjejmë edhe kufomën. Apeloj deri tek institucionet që të ma gjejnë djalin, në bazë të mundësive. Nëse ka mundësi që të ma gjejnë djalin, ky është apeli im. Prej fshatarëve jam i kënaqur, kanë kontribuar shumë fshatarët, komuna e Tetovë”, thotë Naser Ramadani, prind.

Ndërkaq, familjarët tjerë shprehen të pakënaqur me institucionet që edhe dita e tretë po kalon pa u gjetur nipi i tyre.“Pasi që është dita e tretë ne kemi humbur shpresat prej shtetit, nuk ka asgjë, vijnë, shikojnë, disa kërkojnë. Apelojmë që të kërkohet ndihmë nga jashtë si prej Shqipërie, Bullgarie, Kosovë e cila ka mjete më të forta dhe më të specializuar. Nuk ka organizim shumë nga shteti, përveç vullnetarëve, fshatarëve të Zhelinës, ka vullnetarë, kanë ardhur nga Radusha. Banorët e Zhelinës kanë kërkuar pajisje nga disa shoqate që vet të bëjnë kërkime. Apeloj që nëse shteti jonë nuk ka mundësi ta gjejë, të kërkojë ndihmë”, tha Vaxhit Duraki, daja i personit të zhdukur.

Në ndërkohë, krahas angazhimeve të disa institucioneve, kërkime zhvillohet edhe në Radushë. Rafiz Haliti, që është nga fshati Radushë, thekson se përvoja nga e kaluara me rastet e këtilla në fshatin e tyre do të jetë në shërbim të familjes nga Kumanova. Në vendngjarje janë edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtoria për menaxhim me Kriza. Gjatë tërë kohës në teren ka edhe pjesëtarë të njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga dita e parë e aksidentit, me kërkesë të policisë, ka dalur në teren dhe përmes zhytësve që kemi, është kërkuar një hapësirë prej 4 kilometrave. Sot në bashkëpunim me zjarrfikësit, policinë bëjmë kërkime edhe më poshtë rrjedhës së lumit dhe gjithsej janë angazhuar tetë zhytës dhe tetë persona tjerë që kërkojnë personin e zhdukur”, tha Arif Arifi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Tetovë.

Ndryshe, të martën rreth orës 11 e 30 minuta, Erdan Ramadani, student në Universitetin e Tetovës në drejtimin e sociologjisë, pasi që kishte paguar semestrin e fundit, kishte marrë rrugën për t`u kthyer në Kumanovë, por është aksidentuar në Zhelinë dhe kërkimet për atë vazhdojnë ende.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat