Huliganët nga Kumanova nuk u paraqitën në Prokurori

Kumanova

Huliganët nga Kumanova nuk u paraqitën në Prokurori

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:09
Kumanovë

Deri në këto momente asnjë nga huliganët e dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë nuk është paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike.

Edhe pse kallëzimet penale të policisë kanë mbërritur në organin e akuzës një ditë më parë, për arsye akoma të panjohura të dyshuarit për sulmin ndaj dy të rinjve më 14 nëntor në Kumanovë mbeten të pandjekur penalisht.

Ky veprim lë të kuptohet se ndjekja e tyre penale mund të shkon me procesurë të rregullt dhe pa masa kujdesi si paraburgim për organizatorët, derisa Prokuroria nuk vlerëson dhe vendos ndryshe.

Ndërkohe nuk dihet akoma nëse edhe ndaj policit praktikant të përfshirë në dhunë janë ndërmarrë masa suspendimi nga ana e MPB-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat