Vodhi sende në vlerë prej 280.000 denarë, arrestohet një person nga Kumanova

Kumanova

Vodhi sende në vlerë prej 280.000 denarë, arrestohet një person nga Kumanova

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Dje në ora 13:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.R. (26) nga Kumanova.

Ai dyshohet se me datë 26.12.2022 ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Pero Çiço” në vlerë prej rreth 280.000 denarë (4.500 euro).

Disa nga sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit.

Ndërsa R.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat