Shtyhet për nesër mbikëqyrja për zjarrin në Gjykatën e Kumanovës

Kumanova

Shtyhet për nesër mbikëqyrja për zjarrin në Gjykatën e Kumanovës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:57
Kumanovë

Roje kundër zjarreve do të ketë gjatë ditës para gjykatës së Kumanovës, informojnë sot autoritetet. Era e tymit ndihet ende përreth gjyqit. Përveç ekipit të zjarrfikësve në terren janë edhe përfaqësues të MPB-së, nga gjykata dhe prokuroria. Mbikëqyrja është shtyrë për shkak të indikacioneve të njësisë kundër zjarreve, tha shefja e prokurorisë së Kumanovës, Teuta Bedriu Ramadani në deklaratën për AIM-n.

“Mbikëqyrja është shtyrë për shkak të udhëzimeve të komandantit të NjTKZ Kumanovë i cili na shpjegoi se nuk është e sigurt dhe se do të ketë roje deri nesër. Mbetet që nesër të bëhet inspektimi nëse plotësohen të gjitha kushtet”, tha Bedriu Ramadani.

Përveç Ramadanit në mbikëqyrje do të marrë pjesë edhe prokuror kujdestar nga PTHP Kumanovë, derisa Prokuroria e lartë ka organizuar ardhjen e një prokurori nga Shkupi për të shmangur konfliktin e interesit, pasi që prokuroria e Kumanovës është e vendosur në të njëjtin objekt. Do të marrin pjesë edhe ekipe nga SPB Kumanovë, forenzikës, një inspektor zjarrfikës dhe një elektroinxhinier i kualifikuar. Siç ka bërë të ditur ajo, kontrollin do ta kryejë ajo, prokuror kujdestar.

Një ekip i njësitit territorial kundër zjarreve në Kumanovë, mëngjesin e sotëm në orën 5 përsëri ka intervenuar edhe pse zjarri është shuar.

“Dje kemi mbaruar rreth orës 21:30, policia ka qenë në shërbim deri në orën 5:30 dhe ka pasur ende tym të cilin e kemi shuar. Në shtresat e librave që janë njëra mbi tjetrën, nuk mund të shihet nëse eventualisht ka zjarr në arkivin e poshtëm. Kini parasysh se ekziston arkiv i vitit 1952”, tha zëvendëskomandanti i NjTKZ Kumanovë, Boris Stankovski.

Kryetarja e gjykatës Snezhana Manev tha se janë bërë kontrolle elementare. Përveç njësisë kundër zjarreve, në ambientet e bodrumit kanë hyrë edhe ekipet e policisë. Për momentin nuk ka tym, por ekipi i zjarrfikësve nuk lejon hyrjen.

“Jemi në pritje të kryerjes së hetimeve. Nga ajo që kemi si informacion është se mbikëqyrja do të fillojë nesër dhe pastaj do të mund të marrim masa në rregullimin, zgjidhjen e energjisë elektrike, gjithçka që është e nevojshme”, ka thënë Manev.

Ajo shtoi se për lëndët urgjente, përmes Këshillit gjyqësor është e mundur që gjykatësit e Kumanovës të punojnë në Gjykatën Penale të Shkupit.

Zjarri në Gjykatën e Kumanovës shpërtheu dje në orën 01:35, ndërsa në terren u angazhuan rreth 15 zjarrfikës me disa automjete.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat