Tragjedi në Kumanovë: Një person vrau bashkëshorten dhe nënën e saj më pas edhe veten

Kumanova

Tragjedi në Kumanovë: Një person vrau bashkëshorten dhe nënën e saj më pas edhe veten

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:51
Policia

Një 46-vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj dhe më pas është vetëvrarë. Policia bën të ditur se rasti është raportuar sot rreth orës 14:25.

“Sot (25.08.2023) rreth orës 14:25 duke vepruar në bazë të denoncimit, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekurin E.A.J (40) në një banesë në Kumanovë dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga D.J. (46) nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J.)”.

“Më pas D.J. ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat