Një djalë i mitur është therur me thikë mbrëmë në Kumanovë, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 05.05.2024 në ora 21:58 në SPB Kumanovë, I.S. nga fshati Hotle, Rajoni i Likovës, ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar me lëndë të mprehtë nga një person.
Me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është transferuar në Qendrën Urgjence të Kumanovës.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.