Ndahet nga jeta vetarani i UÇK-së

Lajme

Ndahet nga jeta vetarani i UÇK-së

Më: 16 maj 2022 Në ora: 13:18
Ymer Durguti

Ish-veterani i UÇK-së, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare., njofton kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Latifi thekson se Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.

“Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut.

Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat