Mosvotimi i rezolutës së Srebrenicës në Shqipëri, Braho: Rama do që patjetër t’i shërbejë Vuçiqit

Lajme

Mosvotimi i rezolutës së Srebrenicës në Shqipëri, Braho: Rama do që patjetër t’i shërbejë Vuçiqit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:41
Opinionistja Alisa Braho

Opinionistja Alisa Braho vlerëson se me propozimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Partia Demokratike e Shqipërisë e nxori në pah qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pro presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“A ishin mjaftueshëm të zgjuar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për të nxjerrë zbuluar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama? Po, ishin, u treguan të zgjuar, e thurën në momentin e duhur, ndërkohë që lufta në Ukrainë është në pikun e vetë, ishte temë e rëndësishme, Open Ballkan në anën tjetër,” tha Braho.

Braho, në Rubikon në Klan Kosova, theksoi se mosvotimin e kësaj rezolute e lidhi me “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se Rama dëshiron t’i shërbejë me çdo kusht Vuçiqit.

“Kryeministri Rama do që patjetër t’i shërbejë Vuçiqit deri në fund. Patjetër që dëshiron, një njeri që kthehet nga kryeministri i Shqipërisë në zyrë të PR-it të Vuçiqit për gjatë kohës që Serbia votoi një rezolutë kundër në Këshillin e Evropës,” tha Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat