Ish-kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka ironizuar me kryetarin e tanishëm, Përparim Ramën për testimet që po i kryen në trafikun në kryeqytet.
Ahmeti ka thënë se është tani është koha për të testuar liqenin.
“Vakti o me testu liqenin?”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Twitter.
Ky reagim i Ahmetit vjen pasi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë fushatës zgjedhore pati thënë në një periudhë të largët kohore në vend të stadiumit “Fadil Vokrri” do të ndërtohet një liqen.