E konfirmon vetë restauranti "Ujvara": Jemi mbyllur

Lajme

E konfirmon vetë restauranti "Ujvara": Jemi mbyllur

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:07
Restauranti “Ujvara”

Dje u raportua se janë helmuar rreth 20 nxënës që kishin ardhur për shëtitje nga Prishtina në Mitrovicë.

Ata morrën trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Restauranti “Ujvara” te Liqeni Akumulues u mbyll mbrëmë nga Inspektorët, meqenëse ishte vendi ku nxënësit kishin ngrënë ushqim.

Këtë e ka konfirmuar vetë lokali “Ujvara” sot përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

NJOFTIM!

Ju njoftojmë se sot jemi mbyllur përkohësisht, deri në daljen e analizave të nxënësve,

Shpresojmë se shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë të krijuar!

Me respekt Restaurant Ujvara !!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat