Ngjarja tragjike në Ferizaj, policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e 30 vjeçarit

Lajme

Ngjarja tragjike në Ferizaj, policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e 30 vjeçarit

Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, që u qëllua me armë nga i dyshuari Qëndrim Januzi, i cili ka mbetur i plagosur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ishte me rrova civile dhe ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim në mbajtje.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat