Prishtina nuk gjen qetësi, të shtëna me armë në lagjen Dardania

Lajme

Prishtina nuk gjen qetësi, të shtëna me armë në lagjen Dardania

Më: 27 mars 2024 Në ora: 23:10
Ilustrim

Kryeqyteti as sonte nuk po gjen qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur incident.

Sinjalizuesit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në parking, ku dikush ka gjuajtur me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Policia, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat