Vdes tragjikisht Nazmi Morina në vend të punës në Itali

Lajme

Vdes tragjikisht Nazmi Morina në vend të punës në Itali

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:33
Nazmi Morina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës.

Rasti i rëndë ka ndodhur përderisa viktima ka qenë duke manovruar më vinç dhe një ngarkesë me dritare.

Viktima është Nazmi Morina nga fshati Lubizhdë i Malishevës.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar.

Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat