52-vjeçari nga Kosova që vdiq tragjikisht në Itali, la pas vetes gruan dhe katër fëmijë

Lajme

52-vjeçari nga Kosova që vdiq tragjikisht në Itali, la pas vetes gruan dhe katër fëmijë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:47
Nazmi Morina

52-vjeçari, Nazmi Morina nga Kosova ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës gjatë kohës sa ishte duke punuar në shtëpinë e të moshuarve “Orzivecchi” në Brescia.

Mediat italiane raportojnë Morina ishte duke punuar me një vinç të vogël kur ngarkesa që kishte në të, ra sipër tij dhe 52-vjeçari vdiq në vend.

Ai u vu re rastësisht nga një koleg i tij i punës, i cili kishte parë se ngarkesa ishte shembur për toke.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat