Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen në Istog, njëri prej tyre zyrtar i SHKK-së

Lajme

Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen në Istog, njëri prej tyre zyrtar i SHKK-së

Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Istog i Poshtëm në Istog, ku është therur me thikë një person, pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me të dyshuarin. Palët tashmë janë arrestuar dhe rasti është konfirmuar nga Policia.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personat e përfshirë në rast janë Shefqet Llapi dhe Arton Llapi.

Sipas informacioneve, Shefqet Llapi është zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës në Burgun e Dubravës.

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, dy të dyshuarit janё ndaluar pёr 48-orё.

“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.

Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat