Serbia afër izolimit dhe sanksioneve të reja nga Perëndimi, si dhe shpalljes së saj shtet dhe popull gjenocidal..!

Lajme

Serbia afër izolimit dhe sanksioneve të reja nga Perëndimi, si dhe shpalljes së saj shtet dhe popull gjenocidal..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:35
Vulin

Këtë e ka thënë ish shefi i BIA-s serbe, A. Vulin, në intervistën e tij dhënë dje TV PINK, televizion shumë i afërt me pushtetin, i cili, pasi që gazetarja e citoi një postim të presidentit Vuçiq në rrjetet sociale.

Në të cilin ai kishte paralajmëruar, “se ditë shumë të vështira po e presin Serbinë, kur Serbisë dhe Republika Srpska (në vijim: RS) do t’iu rrezikohen interesat vitale nacionale”, si dhe kush do t’i rrezikon ato interesa.

Duke u përgjigjur në këtë dhe shumë çështje tjera, A. Vulin, ndër të tjera, thotë:

Unë si shef i deri djeshëm i BIA-s, mund të them se kam një pasqyrë bukur të mirë mbi ngjarjet brenda dhe jashtë vendit tonë, dhe se tani është koha që të flasim hapur, se çfarë në fakt po ndodhë, dhe, unë pajtohem me presidentin Vuçiq, se tani është duke u përmbyllë rrjedha e komplotit ndaj Serbisë dhe RS-ka, pra janë duke na u rrezikuar interesave tona vitale. Kjo nuk është bisedë e kafeneve, veçse një realitet që po ndodhë, p. sh. Kristian Schmidt, guvernatori i Bosjnës, ka filluar t’i zbatojë kompetencat që ia ka dhënë Boni, pa e pyetur asnjë zyrtarë në Bosnje dhe RS, bile nuk e respekton as Kushtetutën e Bosnjës dhe as Marrëveshjen e Deitonit. Schmidt bashkë me Amerikanët dhe anglezët po punon që tërësisht ta demolojë Republikën Srpska, e po ashtu, në Bosnje ka forca speciale policore të cilat kanë urdhër që ta burgosin Millorad Dodikun, që RS t’ia ndërpresin transaksionet e pagesave, por e vetmja forcë që kësaj i qëndron në rrugë, është Serbia, si mbrojtëse e saj dhe si garant e Marrëveshjes së Deitonit, si dhe A. Vuçiqi, nga i cili po kërkojnë që mos ta mbështes M. Dodikun, si dhe mos ta pengon burgosjen e tij, por i cili kurrë nuk do ta lenë vetëm atë dhe RS-ka, por as nuk do të lejon që populli serb atje, Dodiku dhe RS, të diskriminohen nga askush. Pra, Serbia nuk do ta pranon një sundim të këtij lloji të Schmidit në Bosnje, por as unitarizmin e saj, duke e zhbërë RS dhe duke e finalizuar komplotin ndaj Serbisë dhe RS.

Me 27 prill në AP të OKB-së do të miratohet Rezoluta mbi gjenocidin, të cilën në vitin 2015 në KS të OKB-së e kanë penguar Rusia dhe Serbia, dhe tani, të njëjtën e kanë dërguar në AP të OKB-së me të cilën parashihet që popullin serb dhe Serbinë t’i shpallin si popull dhe shtet gjenocidial, dhe 11 korrikun, kur ka ndodhur Srebrenica ta shpallin ditë ndërkombëtare në përkujtim të gjenocidit, Rezolutë të cilën e kanë iniciuar Ruanda dhe Gjermania, që janë edhe sponsor të saj. Pra, janë të vetmit në botë gjermanët, ata të cilët po duan që serbët t’i shpallin si popull gjenocidal, ani se janë vetë ata që në dy Luftërat Botërore kanë kryer gjenocid mbi popuj tjerë. Madje, këtë Rezolutë do e përkrahin SHBA-të, vendet e NATO-s si dhe vendet islamike, për shkak të asaj çfarë po bën Izraeli ndaj palestinezëve në Gaza, duke i thënë botës islame, ja se ne po e përkrahim gjenocidin ndaj muslimanëve në Srebrenicë, ndërsa çmimin e Izraelit le ta paguan Serbia.

Dhe, pasojë e kësaj Rezolute do jetë vendimi, se Republika Srpska nuk mund të ekzistojë më si shtet i ndërtuar mbi gjenocidin, veçse atë duhet zhbërë dhe me këtë alibi bie me automatizëm edhe Marrëveshja e Deitonit për Bosnjën, më pas si hap i radhës do jetë kërkesa e Kroacisë që Serbia t’ia paguan dëmet e luftës, bile këtë kërkesë do ta shtrojnë edhe “shiptari” (term ofendues të cilin ky kriminel, A.V. e përdorë gjithmonë për shqiptarët) nga Kosova. Pra, këto do të jenë pasojat e kësaj Rezolute, të cilën Serbia e ka shumë vështirë që ta pengojë aprovimin e saj në AP të OKB-së, ngase posa të shpallën serbët si popull gjenocidal, Serbia do t’iu paguajë dëmet e luftës vendeve fqinje derisa ajo të ekzistojë. Pastaj, pas kësaj rezolute “shiptari” do të pranohen menjëherë në Këshillin e Evropës në muajin maj, atëherë si mund të qëndrojë Serbia anëtare në këtë organizatë, që ne serbët të fotografohemi nën atë “kërrpën” (leckën) e shqiptarëve (flamurin), gjë të cilën Serbia nuk mund ta pranojë kurrësesi, njëjtë sikur që e kanë pranuar atë (Kosovën) në ditën e bombardimit të Serbisë, me 24 mars, në Asamblenë e NATO-s si vëzhguese, dhe krejt kjo është vazhdim i skenarit të njëjtë i komplotit ndaj Serbisë”..!?

Në konstatimin e gazetarit, se Albin Kurti është shpërblyer për krejt terrorin e tij ndaj serbëve në Kosovë, me liberalizim të vizave, me statusin e ngritur të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, e tani edhe me anëtarësim në KiE, pra, cila është masa tjetër ndaj Serbisë?

A. Vulin: “Masa e radhës është presioni edhe më i madh ndaj Serbisë dhe presidentit A. Vuçiq, pra pas pranimit të saj (Kosovës) në KiE, Serbisë do t’i bëhen presione të mëdha që ajo ta pranon pavarësinë e Kosovës, por garant i vetëm që kjo të mos ndodhë, është presidenti A. Vuçiq, pastaj vazhdimësi e kësaj është edhe informata e rreme e lëshuar para ca ditësh nga shërbimi sekret i Shqipërisë, të cilën agjencitë perëndimore e kanë marrë si të sakët, se si serbët e veriut të Kosovës po përgatitën ushtarakisht për luftë në bjeshkën Gorja, që është një rrenë e kulluar, dhe kjo si hakmarrje e Shqipërisë ndaj nesh, për shkak se ne i kemi burgosur disa agjent të saj. Pra, kanë qëllim që me çdo kusht dhe mënyrë ta ndërlidhin presidentin Vuçiq me ngjarjet e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, duke e kërcënuar madje edhe me burgim, siç po e kërcënojnë M. Dodikun.

Është po ashtu rrenë e kulluar, se presidenti Vuçiq ka pasur lidhje me ngjarjet në Banjskë, bile më kanë akuzuar edhe mua se e kam udhëhequr atë operacion, madje J. O’Brian ka thënë se unë jam shkarkuar nga shefi i BIA-s për shkak të Banjskës, dhe dua t’iu them me sinqeritet, se me pas qenë të involvuar unë dhe presidenti Vuçiq në ato ngjarje, ju siguroj se ai operacion nuk do të përfundonte në Banjskë, por në Prishtinë..” ...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat