Pse avionët francezë nuk mbërritën në Serbi? Eksperti: Franca kërkon dominancën

Lajme

Pse avionët francezë nuk mbërritën në Serbi? Eksperti: Franca kërkon dominancën

Më: 16 prill 2024 Në ora: 07:04
Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron

Kontrata mes Serbisë dhe Francës për blerjen e avionëve luftarakë mund të mos nënshkruhet. Agjencia AFP thotë se kompania që prodhon avionë ‘Dassault Aviation’ po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Sipas medias franceze, kompania do të marrë konfirmimin e qeverisë për zhvillimet politike në serbi, ara se të nënshkruajë kontratën.

Emilio Çika, eksperti i çështjeve ndërkombëtare tha në një intervistë për Euronews Albania se Franca ka një marrëdhënie tradicionale me Serbinë, edhe mbështetjeje, por sërish ajo mundet t’i vendosë kushte për blerjen e avionëve luftarakë.

Sipas tij, kjo ndodh pasi Franca është gjithashtu një nga shtetet që përpiqet të ruajë dominim brenda BE duke rivalizuar me Gjermaninë.

“Macron është përpjekur gjatë gjithë mandatit të tij të forcojë pozitat e Francës dhe të tregojë dominimin, ka edhe një rivalitet franko-gjerman kush drejton BE, kështu që janë interesa kolegjiale në aspektin e BE dhe të mëvetme të Francës për dominim. Franca ka treguar se është aktive, siç kemi edhe një propozim franko-gjermani që asnjëherë nuk gjeti zbatim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat