Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë

Lajme

Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:38
Viktima dhe dorasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Pejë, ku bashkëshorti ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij.

Autori i ngjarjes është shtetasi Edmond Lajçi, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës.

Viktimë ka mbetur shtetasja Gjyljeta Ukella, e cila prej 20 vitesh ishte pjesë e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, ku punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike.

Image
Viktima dhe dorasi

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe  dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagimin e drejtorisë së shëndetësisë.

Mësohet se çifti ka tre fëmijë, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për mediat në Kosovë, se hetimi për zbardhjen e ngjarjes është në vijim e sipër.

Kujtojmë se Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë në Kosovë, i vrasjes së gruasnga bashkëshorti.

Më 12 prill, u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, brenda zyrës së qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, nga ish- bashkëshorti i saj Valon Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat