Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës: Ndalimi i qytetarëve akt qyqar i Serbisë

Lajme

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës: Ndalimi i qytetarëve akt qyqar i Serbisë

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka marrë me shqetësim lajmin për ndalimin e qytetarëve të Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë të cilët nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

“Ky lajm ka tmerruar OHTK-në dhe udhëheqësit e saj prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse që të veprojnë sa më parë në mënyrë që qytetarët tanë të lirohen të lëvizin lirshëm”, thuhet në reagim.

Sipas OHTK, e drejta për lëvizje të lirë bazuar në të gjitha aktet ndërkombëtare u takon të gjithë njerëzve dhe ‘askush nuk ka të drejtë t'ua mohoj këtë qytetarëve të Kosovës’.

“Është koha që institucionet tona dhe ato të shtetit shqiptar të reagojnë ndaj këtij akti qyqar të Serbisë”, thuhet në reagim.

OHTK ka apeluar te Qeveria që qytetarëve të Kosovës t'u ofrohet mbrojtje dhe mbështetje duke uruar ata sa më parë të kthehen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat