Dodik kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, tash Srpska...

Lajme

Dodik kërcënon pas votave boshnjake pro Kosovës në KiE: E morëm porosinë, tash Srpska...

Më: 17 prill 2024 Në ora: 15:37
Millorad Dodik

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar sot për votën pro të deputetëve boshnjakë.

Me një gjuhë kërcënuese, nacionalisti Dodik thotë se Srpska e ka marrë mesazhin dhe se do të reagojë “e bashkuar”.

“Duke votuar për pranimin e Kosovës të vetëshpallur në Këshillin e Evropës, përfaqësuesit e delegacionit të BeH nga radhët e “Trojkës” i thanë publikisht Republikës Srpska se nuk kanë arsye të kundërshtojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Srpska. Ne e kuptuam mirë atë mesazh. Jam i bindur se e gjithë Republika Srpska do të jetë e bashkuar në këtë çështje”.

Trojka, e njohur më parë si ‘Katërshja’, është një aleancë politike liberale në Bosnje dhe Hercegovinë, e formuar në mars 2021. Aleanca përbëhet nga Partia Socialdemokrate, Partia Popullore dhe Drejtësi dhe Partia Jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat