Marrja peng e policëve të Kosovës, avokati serb zbardh planin e Vuçiqit

Lajme

Marrja peng e policëve të Kosovës, avokati serb zbardh planin e Vuçiqit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:06
Cedomir Stojkoviç

Avokati serb Cedomir Stojkoviç  ka folur rreth mbajtjes së 5 policëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Ai tha se politika që po ndjek presidenti serb, është një politik e rrezikshme, e kopjuar nga Rusia.

Sipas tij, Serbia synon të mbajë nën kontroll popullsinë serbe në Kosovë, ndaj edhe bën akte të tilla.

“Duhet të kuptojmë diçka, serbët e Kosovës duan të kenë një jetë normale dhe kur ke këtë lloj popullsie në një anë e nga ana tjetër ke pengesat e Beogradit që kërkon të abuzojë me popullsinë e minoritetit serb të Kosovës për përfitime politike në Beograd, atëherë për të abuzuar me këtë popullsi duhet të kesh kontroll absolut mbi të.

Ndaj Aleksandër Vuçiç arreston anëtarë të policisë së Kosovës të cilët janë serbë. Ai ka një qëllim, ne e kemi parë në shumë raste dhe në nivel politik. Unë ju garantoj se në këtë rast ka përfshirje të strukturave të politikës serbe sepse askush tjetër nuk kishte arsye për të vrarë Oliver Ivanoviç. Kjo është metodologjia që përdor Vuçiç. Kjo është një metodologji shumë e rrezikshme dhe një politik “copy paste” e Rusisë”,-tha avokati Stojkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat