Arrestimi i zëvendës drejtorit të policisë së Kosovës nga Serbia, ja çka thotë Dushan Janjiqi

Lajme

Arrestimi i zëvendës drejtorit të policisë së Kosovës nga Serbia, ja çka thotë Dushan Janjiqi

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:27
Dushan Janjiq

Arrestimi i zëvendës drejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga autoritetet shtetërore të Serbisë “do ta thellojë edhe më shumë krizën në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë drejtuesi i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiq, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Kur arrestohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dhe merr përgjigje cinike (nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq) – urime, ky është një politizim”, thotë Janjiq.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, është shprehur në gjuhë cinike për arrestimin e Jankoviq, duke i thënë REL-it se “presim lëvdata nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Pres lëvdata nga bashkësia ndërkombëtare për anëtarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për prokurorinë tonë dhe të gjitha institucionet përkatëse”, tha Bërnabiq.

Arrestimi i Jankoviq erdhi pas kërcënimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se “do të përndjeken dhe arrestohet të gjithë ata që prishin rendin kushtetues të Serbisë...përfshirë shqiptarët” pas arrestimit të Srecko Sofronijeviq nga autoritetet kosovare ditë më parë, pasi ndaj të njëjtit ekzistojnë dyshime se për “tentim vrasje”, “sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “rrezikim të rendit kushtetues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat