Flamuri Kuq e Zi i pengon Vuçiqit, gjobit shqiptarët e Kosovës

Lajme

Flamuri Kuq e Zi i pengon Vuçiqit, gjobit shqiptarët e Kosovës

Më: 19 prill 2024 Në ora: 00:09
Kryetar i Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetar i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur rreth dënimit të tij që iu bë nga Serbia për vendosjen e flamurit kombëtar për 28 nëntor.

Arifi tha se ka ende shumë serb që janë antishqiptar, e që të parët ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

“Erdhi një dënim i cili vjen çdo vjet, sepse ne çdo vjet e vendosim flamurin shqiptar kombëtar, në këtë kontekst Serbia nuk heziton të ecë procedura kundër meje në gjykatë, edhe sot më ka ardhur në dorë një vendim i një gjykate këtu në Vrajë për prishje të rendit dhe vendosjen e flamurit kombëtar”, tha Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Çfarë të bëjmë, kemi një fqinjë afër neve shqiptarëve që jeton ende para 40-50 viteve me një mendësi antishqiptare raciste kundrejt nesh dhe çdo herë kur Kosova ka një sukses në rrugëtimin e saj ndërkombëtar siç ishte para dy dite në Këshillin e Evropës, çdo herë edhe në atë moment neve na hakmerret Serbia, edhe një nga hakmarrjet është që i kanë marr peng qindra qytetarë të Kosovës apo edhe zyrtarë të Kosovës”.

“Keni intelektual apo profesorë serb në Serbi i cili është i tillë racist, i cili është i tillë antishqiptar, ju keni politikan në Serbi që është Vuiçiqi e të tjerë, të cilët janë racista e veprojnë ende si racista kundër neve, keni mësues të tillë, në të gjitha shtresat e Serbisë ka serb që janë racista, antishqiptar dhe jemi ne, shqiptarët e Luginës që duhet të ballafaqohemi të parët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat