Ish-ministrja Tahiri pjesë e Konventës së PL, Meta: Mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh, ADN e partisë sonë

Lajme

Ish-ministrja Tahiri pjesë e Konventës së PL, Meta: Mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh, ADN e partisë sonë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri do të marrë pjesë në Konventën e kësaj partie ditën e shtunë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh është në ADN e Partisë të Lirisë.

REAGIMI I METËS

Mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh është në ADN e Partisë të Lirisë. Mbështetja për shtetin e Kosovës do të jetë temë e rëndësishme në Konventën tonë në 27 Prill.

I lumtur që politikania e njohur znj.Edita Tahiri pranoi ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë Konventë historike dhe për të thënë fjalën e saj.

Një rast i mrekullueshëm, në veçanti për vajzat dhe gratë tona të Partisë të Lirisë, por jo vetëm, për t’u frymëzuar në betejat për fuqizimin e gruas dhe modernizimin e shoqërisë tonë.

Një rast i shkëlqyer për të dëgjuar një dëshmitare të rrallë të momenteve më dramatike që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në betejat e paharruara për çlirimin dhe Pavarësinë.

Betejat e dyfishta në luftë dhe negociata të vështira që as mund të harrohen dhe jo më të nëpërkëmben.

Mirëse të vish e dashur Edita!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat