Ivica Daçiq reagon pas vendimit për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës

Lajme

Ivica Daçiq reagon pas vendimit për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:11
Ivica Daçiq

Pas votimit masiv në Parlamentin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës që janë të pajisur me pasaporta ‘speciale’ të Serbisë, ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se “është korrigjim i një padrejtësie 10 vjeçare ndaj tyre”.

“Nuk mund të thuhet se qytetarët tanë që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë sepse nuk kanë dalë nga Kosova dhe nuk kanë marrë dokumente ilegale të Kosovës sepse çështja e statusit absolutisht nuk është e njohur ndërkombëtarisht.

Në këtë aspekt, kjo është korrigjimi i një padrejtësie që ka dhjetë vjet, sepse qytetarët tanë që kishin pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese për Kosovë nuk kishin të drejtë për liberalizim të vizave, siç kishin qytetarët e tjerë të Serbisë”, thotë Daaçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat