Bërnabiq takohet me Ashton: Kosova nuk i ka përmbushur obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Lajme

Bërnabiq takohet me Ashton: Kosova nuk i ka përmbushur obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:52
Catherine Ashton dhe Bërnabiq

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, Bërnabiq i ka theksuar Ashtonit se Kosova nuk e ka përmbushur obligimin nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas saj edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ashton ndërmjetësoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 dhe Bërnabiq theksoi në bisedë se Prishtina, më shumë se dhjetë vjet më vonë, ende nuk e ka përmbushur obligimin e saj, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, thuhet në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat