Vuçiq vajton e ankohet që Kosovës mund t’i hiqen masat

Lajme

Vuçiq vajton e ankohet që Kosovës mund t’i hiqen masat

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas mundësisë që Kosovës t’i hiqen sanksionet.

Ai ka thënë se s’ka vullnet për kompromis.

“Në BE filluan një mekanizëm për heqjen e sanksioneve që as nuk e panë. Vetëm shikoni atë trukun e neveritshëm që përdorin gjatë gjithë kohës, shqiptarët marrin një vendim të paligjshëm për të hequr dinarin. Nëse pajtohen me të, ata (BE) thonë se nuk ka marrëveshje dhe vullnet për kompromis”, ka theksuar presidenti i Serbisë.

Ai thekson se gjithçka që Perëndimi po i bën Serbisë është e pakuptimtë dhe e vrazhdë.

Vuçiq deklaroi se seanca në OKB u vonua, pasi presidentes Osmani nuk iu lejua hyrja me stafin që e shoqëronte.

“Seanca e OKB-së u vonua sepse dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte t’i linte, dhe më pas pati një telefonatë, por askush nga Serbia nuk thirri, as nga Bangladeshi, as nga Peruja, dhe mund të mendoni se ku është dikush. Nga mund të kishte thënë ‘lërini të hyjnë’”, theksoi Vuçiq.

Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani ka gënjyer kur ka deklaruar se gratë që kanë ardhur me të në seancë kanë qenë anëtare të kabinetit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat