Plagosja në Dragash, ky është i dyshuari dhe viktima

Lajme

Plagosja në Dragash, ky është i dyshuari dhe viktima

Më: 26 prill 2024 Në ora: 13:13
Omer Muhameti

Para pak çastesh u raportua për një person të plagosur në qendër të Dragashit.

Burimet kanë njoftuar se i plagosur ka mbetur Nagip Qusaj ndërsa i dyshuar është ish-dhëndri i tij, Omer Muhameti.

Sipas burimeve, i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, si kryer e veprave penale.

Autori i këtij krimi ka përfunduar në pranga të policisë, ndërsa viktima është dërguar me plagë drejt emergjencës.

Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, afër komunës, xhamisë dhe Gjykatës themelore.

Rruga mbetet ende e bllokuar për qarkullim të automjeteve derisa policia po merret me hetimin e këtij rasti.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Me të marrë informacionin, ekipet policore kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe kanë arritur ta bëjnë identifikimin e të dyshuarit dhe më pas edhe arrestimin e tij. Policia e Kosovës në konsultim me prokurorin do t’i bëjë hapat tjera të nevojshme lidhur me këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat