Kjo është shtetasja serbe, e cila humbi jetën në QKUK - ishte paciente e Entit Special në Shtime

Lajme

Kjo është shtetasja serbe, e cila humbi jetën në QKUK - ishte paciente e Entit Special në Shtime

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një shtetase femër e Serbisë ka humbur jetën ditën e djeshme në QKUK, pasi ishte dërguar atje në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Media mëson se viktima është Jelka Grujec, 77-vjeçare.

E ndjera kishte qenë paciente e Entit Special në Shtime, për më shumë se 30 vite.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat