Manojlloviç akuzohet se po pranon para nga organizata që njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme

Manojlloviç akuzohet se po pranon para nga organizata që njeh pavarësinë e Kosovës

Nga: F. B. Më: 29 prill 2024 Në ora: 10:47
Savo Manojlloviç

Gazeta “Alo” ka publikuar disa poste të liderit të Lëvizjes “Nis ndrysho” në Serbi Savo Manojlloviç ku ai akuzohet se po pranon mbështetje nga organizatat që theksojnë se “Kosova nuk është Serbi”, se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa serbët janë popull gjenocid, transmeton “Bota Sot”.

“Ku ke fytyrën dhe a ke fytyrë?! Manojloviç merr para nga ata që theksojnë se “Kosovova nuk është Serbi, është shtet i pavarur” dhe se  serbët janë “popull gjenocid”!, shkruan ky medium.

Lideri i Lëvizjes “Nis ndrysho” Savo Manojloviç është një ndër kandidatët për kryetar të Beogradit dhe në rrugëtimin e tij, nuk po zgjedh fare sponsor,

Ata që po mbështesin Manojlloviçin në rrugëtimin për prefekt në Beograd në të njëjtën kohë vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës, por edhe teorinë që po qarkullon tash e sa kohë se serbët janë popull gjenocid, që sipas “Alo” është skandaloze dhe e turpshme.

A ka ndërgjegje edhe fytyrë Savo Manojloviç të pranoj mara edhe mbështetje nga organizatat e këtilla që qartë dhe hapur proklamojnë: "Serbët jan popull gjenocid dhe Kosova nuk është serbe, po shtet i pavarur"?!?

Përgjigja në këtë sipas asaj që shihet nuk ka pse imponohet pasi duket qartë se Manojlloviç duket qartë se nuk ka fytyrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat