Qeveria e re serbe e mbushur me spiunë dhe njerëz të Putinit, “non grata” Aleksandar Vulin emërohet...

Lajme

Qeveria e re serbe e mbushur me spiunë dhe njerëz të Putinit, “non grata” Aleksandar Vulin emërohet...

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:16
Aleksandar Vulin dhe Aleksandër Vuçiq

Putini duket se ja ka futur “këmbët në një këpucë” Aleksandër Vuçiçit. Ndonëse mundohet të krijojë raporte të mira me amerikanët, presidenti serb duket se i ka bërë një tjetër nder carit rus.

Sot kryeministri i propozuar prej tij, Millosh Vuçeviç ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar dhe emri që solli shumë reagime është Aleksandar Vulin.

Ish-kreu i shërbimit sekret serb u shkarkua nga ai post pasi u shpall “non grata” nga amerikanët, pasi akuzohet se si njeri i Vladimir Putinit. Madje ky i fundit e dekori pak javë më parë. Mirëpo ai do të jetë zv.kryeministër.  

Sipas mediave serbe, Vulin do të vazhdojë të mbajë poste të larta publike pavarësisht se është një filorus dhe aspiron të krijojë “botën serbe” dhe po ashtu është i sanksionuar nga SHBA për përfshirje të dyshuar në krimin transnacional, operacione të paligjshme narkotike, korrupsion dhe zgjerim të ndikimit rus në Ballkan.

Për ministër të Jashtëm, Vuçeviç zgjodhi Marko Gjuriç, që mban postin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është një personazh mjaft i njohur në Kosovë, pasi tentoi të sfidonte autoritetet duke hyrë ilegalisht kur mbante postin e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ivica Daçiç është shpërblyer me postin e ministrit të Brendshëm, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit mori një rezultat tepër të dobët. Edhe ky i fundit cilësohet si besnik i Moskës.

Për ta pasuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviç ka zgjedhur Bratislav Gashiç. Ky i fundit ka udhëhequr Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë për 5 vite. Pra duket se qeveria e re serbe do të jetë e mbushur me spiunë dhe me njerëz të Vladimir Putini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat