Ministria e Infrastrukturës nënshkroi tender 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës

Lajme

Ministria e Infrastrukturës nënshkroi tender 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:47
Liburn Aliu

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali.

Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.

Image
Dosja
Image
Dosja

Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.

“Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin  dhe punimimin  e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat