Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit

Lajme

Haradinaj kujton të rënët e Nabërgjanit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:15
Te renet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Nabërgjan në nderim dhe kujtim të dëshmorëve dhe martirëve. 

Haradinaj ka thënë se Nabërgjani ka shumë dhimbje dhe krenari. 

"Sot bëra nderime në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë të Nabërgjanit. Edhe këtu si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari. Më 1 maj të vitit 1999, shumë burra dhe gra të këtij fshati u vranë në mënyrën më mizore nga kriminelët barbarë serbë, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe besonin në lirinë e Atdheut", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka kujtuar edhe dëshmorin Metush Gashi në përvjetorin e rënies.

 

"Po ashtu, nderuam kujtimin për dëshmorin e kësaj treve, Metush Gashin, i cili qysh si i ri u përball me armikun në mbrojtje të tokave shqiptare. I rritur në një familje atdhetare e patriotike, ai ishte pjesëmarrës në shumë beteja për vendin në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, deri sa ra heroikisht nën emblemën e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’ të UÇK-së. Asgjë më shumë se liria e popullit të Kosovës nuk e shpërblen gjakun e të rënëve për liri. I përjetshëm kujtimi për ta!", ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat