Serwer për emërimet në Qeverinë e Serbisë: Aleksandër Vulin është gishti i mesëm i...

Lajme

Serwer për emërimet në Qeverinë e Serbisë: Aleksandër Vulin është gishti i mesëm i...

Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:18
Profesori amerikan, Daniel Serwer

Vendimi i Aleksander Vuçiqit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta, kështu duke reaguar edhe Profesori i Universitetit Daniel Serwer, në SHBA.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.

Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 mes të tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Profesori i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer ka reaguar në lidhje me propozimin e këtyre ministrave.

Serwer e ka quajtur Vulinin si “gishtin e mesit të Aleksandër Vuçiqit”.

https://twitter.com/serbia_elects/status/1785241376629621131/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1785406935669322238%7Ctwgr%5E7da46d37a2bc1491010cf1f45478600afb567c96%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Fserwer-per-emerimet-ne-serwer-per-emerimet-ne-qeverine-e-serbise-aleksander-vulin-eshte-gishti-i-mesem-i-vuciqit-e-serbise-aleksander-vulin-eshte-gishti-i-mesem-i-vuciqit%2F

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat