Njëri nga katër të plagosurit në Lupç është në rrezik për jetë - Prokuroria jep detajet e fundit

Lajme

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç është në rrezik për jetë - Prokuroria jep detajet e fundit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:53 Përditësuar në ora: 19:10 më 01.05.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.

Po ashtu, mjeku kujdestar në emergjencë para mediave ka thënë se dy prej të plagosurve tjerë janë në gjendje më të rëndë.

“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për media.

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës, që ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, e ku janë përdor armët e zjarrit dhe thika.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendngjarje.

“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Një person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, ka thënë Ulaj.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti.

Plagosja në Lupç, patrulla të shumta të policisë në QKUK

Gjendja shëndetësore e katër të plagosurëve në Lupç të Podujevës ende nuk dihet, pasi që stafi emergjent i QKUK-së nuk ka dhënë ende detaje për këtë rast. Në QKUK janë parë patrulla të shumta të Policisë së Kosovës.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfiruar se deri tani janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Burime e medias thonë se të plagosurit janë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe Menxhiqi.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këta janë personat e plagosur në Lupç të Podujevës, po trajtohen në QKUK

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë. Në konflikt dyshohet se janë përfshirë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe të familjes Menxhiqi.

Sipas informacioneve të para, tre personat e plagosur me armë zjarri janë Ferat Hoxha, Arjanit Hoxha dhe Sejdi Hoxha, ndërsa të lënduar dyshohet se kanë mbetur edhe nga pala tjetër, Ferit Menxhiqi dhe Berat Mexhiqi.

Edhe këta të fundit, siç merr vesh media, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”.

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, policia jep detajet

Në fshatin Lupq të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka bërë të ditur se tre nga ta janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person tjetër është therur me thikë.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Katër të plagosur në Lupq të Podujevës

Katër persona janë plagosur në fshatin Lupq të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.45 në lagjen Menxhiq, afër hekurudhës.

Burime të medias bëjnë të ditur se të plagosurit janë rrugës për në QKUK.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat