Manojloviç: Vuçiq përmes Srebrenicës dhe Kosovës heq vëmendjen nga temat me rëndësi 

Lajme

Manojloviç: Vuçiq përmes Srebrenicës dhe Kosovës heq vëmendjen nga temat me rëndësi 

Nga: F. B. Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:55
Savo Manojloviç

Kandidati i Lëvizjes “Nisu-ndrysho” që do kandidoj për prefekt të qytetit të Beogradit Savo Manojloviç ka deklaruar për N1 se “tema si kanalizimi është më e rëndësishme për qytetarët se Kosova apo Srebrenica”, transmetojnë “Politika” dhe “Bota Sot”.

Ai ka akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç se përmes të ashtuquajturave tema të mëdha po largon vëmendjen nga nevojat imediate të qytetarëve si është bie fjala kanalizimi, ai përmes Srebrenicës edhe Kosovës anashkalon temat që janë të domosdoshme për jetë normale të qytetarëve.

Manojloviç duke ironizuar me komentet dhe akuzat që i bëhen nga mediet pro-qeveritare ka theksuar se “ajo që pason dhe në çka duhet të harxhohet koha, në të cilat shumë herë jam përgjigjur është qëndrimi që kam unë rreth Kosovës edhe Srebrenicës, ku qartë kam deklaruar se krimi në Srebrenicë ishte gjenocid dhe Kosova është jashtë Serbisë”.

Përkundër fushatës edhe sulmeve këto janë çështje përmes të cilave largohet vëmendja e qytetarëve nga nevojat e domosdoshme, shtoi ai për N1.  

Në pyetjen e moderatores së programit se cilat pra janë qëndrimet tua rreth këtyre temave që përmende, Manojloviç nënvizoi rëndësinë që kanë çështjet dhe nevojat praktike si është kanalizimi në raport me ngjarjet që po zhvillohen rreth Srebrenicës. 

“Fakt është se nëse qytetarët nuk kanë të zgjidhur çështjen e kanalizimit në vendbanimin e tyre dhe këtë nuk e bënë pushteti, atëherë duhet të nxirret tregimi për Srebrenicën ashtu që njerëzit të ndahen rreth asaj çështje” përfundoi Manojloviç.  

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat