Agravon debati: Homoseksualizmi s’ka të bëjë me rritje apo rënie të natalitetit

Lajme

Agravon debati: Homoseksualizmi s’ka të bëjë me rritje apo rënie të natalitetit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 00:16
Kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi dhe aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli

Kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi dhe aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli kanë debatuar ashpër lidhur me të drejtat e komunitetit LGBT.

Kelmendi ka insistuar se komuniteti LGBT është i dëmshëm për shoqërinë kosovare, përderisa Demolli ka insistuar se ky komunitet duhet t’i gëzojë të gjitha të drejtat.

Kelemendi ka thënë se homoseksualët janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive.

Ai tutje ka thënë se homoseksualizmi ndikon edhe në prishjen e familjes që sipas tij, ndikon në rënien e natalitetit.

Demolli ka mohuar pretendimit e Kelmendit që sipas saj, homoseksualizmi s’ka të bëjë me rritje apo rënie të natalitetit.

Sipas saj, nataliteti në botë në vitet të fundit është rritur.

Demolli tutje ka thënë se asnjë individi duhet të mos i mohohet e drejta për të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat