Mblidhen deputetët serbë, pritet votimi i qeverisë

Lajme

Mblidhen deputetët serbë, pritet votimi i qeverisë

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:22
Millosh Vuçeviq

Për ditën e dytë me radhë është duke vazhduar seanca e votimit të qeverisë së re të Serbisë.

Deputetët janë mbledhur nga ora 09:00, derisa në rend të ditës është vetëm zgjedhja e qeverisë dhe betimi i anëtarëve të saj, raporton Nova.

Mandatari për formimin e qeverisë, Millosh Vuçeviq, të mërkurën ka prezantuar ekspozenë e tij, ku ka paraqitur të gjitha planet e tij.

Ndër të tjera ai ka thënë se qëllim strategjik I Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se e sheh si sfidë për qeverisjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat